Kronikë

E arrestuar për korrupsion për tenderin e uniformave të policisë, ish-drejtoreshe e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara kërkon t’i kthehet telefoni

2 Shtator 2021, 13:07| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 09:51

  • Share

SPAK përballet me ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari. Kjo e fundit kërkon lirimin nga sekuestro të celularit te saj. Prokurora kërkon rrëzim të kërkesës me argumentin që celulari është duke u ekzaminuar në mënyrë që të mbledhin provat që u duhen për hetimin. Naqellari u arrestua së bashku me 7 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ministrisë së brendshme pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën për tenderin  2.8 mld lekë të uniformave të policisë së shtetit.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrikku u arrestuan  ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

1630582400_163058099416298889011625902730EDLIRANAQELLARI.jpg

Edlira Naqellari

Komento

Komente

  • Iris: 03/09/2021 00:43

    Moj Naqellarke,ke dale gje nga burgu qe te te kthejne celularin? Ku ke pare ne bote qe burgjet te lejojne celularet ne qeli?!Perdor tel.e burgut ,sepse deri ketu jane te drejtat e tua brenda!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?