U arrestua për konfliktin për pronat në Kepin e Rodonit, Mark Frroku: Isha si ndërtues i murit, jam pajtuar me përfaqësuesit e kishës

30 Tetor 2023, 12:37| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 13:47

  • Share

 

Në deklarimet paraprake në Policinë e Durrësit, ish-deputeti Mark Frroku nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me konfliktin.

Pavarësisht se blutë kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës, Frroku mëson Report Tv, u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush. Për shkak të deklarimeve të tij i janë shtuar në ngarkim edhe veprat penale moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe për shoferin e tij Besnik Toma, sipas të cilit nuk ka asnjë dijeni të jetë qëlluar me armë. Toma rezulton të jetë kushëri i parë i ish-deputetit.


Lajmi kryesor:

Konflikti në Kepin e Rodonit, shkak mbivendosja e pronësisë së tokës! 8 të arrestuar, mes tyre ish-deputeti Mark Frroku! Në kërkim truproja e tij, qëlloi me armë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?