Momenti kur u grabit karburanti në Kavajë

U arrestua për grabitjen e karburantit në Kavajë dhe pengmarrje, Astrit Pukameka var veten në Burgun e Peqinit, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

22 Shkurt 2022, 16:04| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 16:10

  • Share

Astrit Pukameka, 45 vjeç, i cili u arrestua pak ditë më parë në Kavajë, ka varur veten në ambientet e paraburgimit të Burgut të Peqinit. Pukameka mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit pasi i është dhënë ndihma e parë nga mjekët.

45-vjeçari u arrestua pak ditë më parë në Kavajë, pas një sherri në familje që degradoi në plagosje me thikë, pengmarrje dhe më pas 46-vjeçari kërcënoi se do të digjte një karburant. E gjithë ngjarja ishte si një skenë filmi.

Ngjarja
E gjitha ka nisur pas një sherri mes 45-vjeçarit Astrit Pukameka dhe një kushëririt të ish-bashkëshortes së tij, Bardhyl Petja të cilin e ka plagosur me thikë dhe është larguar me vrap. Nën kërcënimin e thikës, 45-vjeçari ka hipur në një taksi ku i ka kërkuar drejtuesit të mjetit ta largojë sa më shpejt nga aty. Më pas ai i ka kërkuar ta ndalojë në një pikë karburanti në Kavajë dhe pasi ka ndaluar ka plagosur me thikë taksistin Arjan Shau.

Më pas 45-vjeçari është futur në karburant ku ka grabitur xhiron ditore prej 120 mijë lekësh dhe më pas ka marrë një nga pompat e furnizimit me benzinë dhe ka kërcënuar se do i vinte flakën karburantit dhe vetes. Në këtë moment ka ndërhyrë në kohë policia, duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën.

45-vjeçari akuzohej për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Vjedhja me dhunë", "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?