Opinion

U arrestua për drogë dhe rezultoi pozitiv me HIV, reagon prifti italian: Nuk njoh më veten nga kokaina

24 Shtator 2021, 02:54| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 03:28

  • Share

Pas arrestimit një javë më parë të priftit 40- vjeçar italian Don Francesco Spagnesi ai ka reaguar për mediat italiane tërësisht i penduar. Don Spagnesi i justifikon veprimet e tij duke ja lënë fajin drogërave, për këto veprime të cilësuara si të turpshme ai u kërkon falje të gjithëve.

"Nuk e njoh më veten, vorbulla e kokainës më ka gëlltitur. Droga më bëri të tradhtoj famullitarët e mi, më bëri të them gënjeshtra, më bëri të ndërmarr veprime për të cilat kam turp. Tani jam HIV pozitiv nga SIDA. I kërkoj falje të gjithëve ”, u shpreh prifti Spagnesi.


Lajmi kryesor:

Prifti i shfrenuar italian i arrestuar për drogë rezulton HIV-pozitiv


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?