U arrestua për atentatin ndaj Arjan Ndojës në 2019, Apeli nuk pranon ta lirojë Ramazan Rrajën

4 Janar, 11:52| Përditesimi: 4 Janar, 11:57

  • Share

Gjykata e Apelit të posaçëm rrëzoi kërkesën e Ramazan Rrajës për masë më të butë dhe la në fuqi arrestin në burg dhënë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, më 1 dhjetor 2023.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Saida Dollani. Ramazan Rraja është arrestuar  më 19 prill 2023 në Fushë-Krujë, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.

Ramazan Rraja u arrestua  më 19 prill 2023 në një lokal në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa ishte me pistoletë në brez dhe fishek në fole gati për qitje. 

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. 

Më 20 janar 2023 për atentatin ndaj Ndojës u arrestuan Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Në 22 shkurt u arrestua në Abu Dhabi Amar Dritan Shkëmbit, në kërkim për atentatin janë edhe Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?