Ballist Morina

U arrestua pasi nuk kishte shlyer dënimin për armëmbajtje pa leje, Apeli në Durrës liron Ballist Morinën

12 Shtator 2022, 10:43| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 11:11

  • Share

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur lirimin e plotë të Ismail Morinës, i njohur si Ballist Morina. 

Ka qenë gjyqtarja e Apelit Anita Mici e cila vendosi lirimin e plotë për Ismail Morinën, i cili kishte lënë qelinë pak muaj më parë, por ishte në hetim në gjendje të lire.

Ai u arrestua disa muaj më parë nga policia e Kukësit, teksa po vinte nga Kosova pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd. 

Akuza që rëndonte ndaj Morinës ishte ajo e armëbajtjes pa leje për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015 dhe është hetuar pas tre muaj në gjendje të lirë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?