U arrestua pas konfliktit me ish-gruan, Apeli mbyll në shtëpi ish-futbollistin Klodian Duro

21 Prill 2020, 16:26| Përditesimi: 21 Prill 2020, 16:30

  • Share

Ish-futbollisti i kombëtares Shqiptare, Klodian Duro do të vijojë të qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi”. Vendimi është dhënë sot nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë, e cila ka mbyllur në shtëpi futbollistin, pasi është akuzuar nga ish-bashkëshortja për dhunë në familje.

Ish-bashkëshortja e Duros banonte në “ish-Bllok” dhe kishte urdhër mbrojtje që nga momenti i divorcit. Ish-gruaja e ka denoncuar vazhdimisht Duron për kanosje dhe përndjekje, përmes SMS-ve dhe dhunë në familje.

Ndërkohë në datën 24 mars 2020, ish-futbollisti Duro ka shkuar në shtëpinë e saj duke i rënë derës, ndërsa ish-gruaja, ka njoftuar menjëherë policinë. Policia e cila ka shkuar në vendngjarje, ka arrestuar Klodian Duron.

Ndërsa ky i fundit ka pretenduar se kishte shkuar në banesën e ish-gruas për të takuar fëmijët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?