Mariusz Kaminski

U arrestua një ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm polak paralajmëron grevë urie

10 Janar, 12:40
  • Share

Ish-ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski i cili u arrestua një ditë më parë, ka njoftuar se do të fillojë një grevë urie.

The Guardian shkruan se Kamiński dhe ish-zëvendësi i tij, Maciej Wąsik, të dy anëtarë të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, u dënuan për shpërdorim të detyrës për veprime të ndërmarra në vitin 2007.

Ditën e djeshme, çështja e tyre mori një kthesë dramatike pasi dy politikanët u strehuan në pallatin e presidentit Andrzej Duda përpara se të arrestoheshin.

Në një deklaratë për mediat kryeministri i vendit, Donald Tusk, tha se presidenti po pengonte drejtësinë duke u dhënë strehim të kërkuarve.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?