Lefter Alla

U arrestua nga SPAK për abuzim me tenderin 322 mln lekë, Rama shkarkon nga detyra kreun e Bashkisë Bulqizë Lefter Alla

24 Mars 2023, 13:34| Përditesimi: 24 Mars 2023, 16:00

  • Share

TIRANË- Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës, është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ish-kryebashkiaku socialist, ka të drejtë që ta ankimojë shkarkimin e tij brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Nëse Alla e ankimon, pezullohet vendimi i Këshillit të Ministrave, deri sa të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese.

Kreybashkiaku i PS-së në Bluqizës, Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.  Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

Ndaj kryebashkiakut Alla dhe nënkryetares Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

Vendimi i Këshillit i Ministrave

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?