soni malaj

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

18 Prill, 11:15| Përditesimi: 18 Prill, 11:41

  • Share

Ditën e djeshme, thuajse në të gjithë mediat qarkulloi  lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, ishin arrestuar nga policia zviceriane, ku u mbajtën rreth 48 orë në Komisariat.

Kjo gjë shqetësoi fansat e këngëtarëve, por Soni Malaj dhe Don Phenom, kanë vijuar normalisht aktivitetin e tyre në rrjetet sociale duke mos reaguar për këto lajme.

 Kështu ditën e djeshme Soni ka publikuar dy foto të ku duket mjaft e qetë, sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Ndërkohë i vetmi që komentoi këto lajme ishte këngëtari Labinot Rexha, i cili po ashtu do të këndonte në koncertin e 13 prillit, tha për mediat kosovare se ai nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë punë në atë vend.

Ndërsa për kolegët shtoi se ata u ndaluan për shkak se vizat turistike nuk duhen përdorur për të punuar dhe si pasojë mund të ndëshkohen me ndalesë, deri në 10 vite për të performuar në Zvicër.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?