Hasan Dakaj

U arrestua nga autoritetet serbe në kufi, ish-ushtari i UÇK-së dërgohet në paraburgimin e Beogradit! Akuzohet për krime lufte

7 Janar, 16:27| Përditesimi: 7 Janar, 16:50

  • Share

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i cili u arrestua të premten e kaluar (5 janar) nga autoritetet serbe në Merdarë, është transferuar në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd.

Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij, Xhevdet Smakiqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakajt që i kam marrë janë se tashmë Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd në rrugën “Baçvanska””, shkruan ai në postimin e tij.

Sipas tij, Prokuroria e Serbisë pretendon se Hasan Dakaj ka kryer krime lufte në vitin 1999.

“Pjesëtari i UÇK-së Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar në identitet me di kënd tjetër”, u shpreh Smakiqi.

Ish-luftëtari i UÇK-së, së bashku me vëllain e tij Xhevit Dakaj ishin nisur drejt Italisë por u ndaluan dhe arrestuan në pikën kufitare të Merdares teksa hynin në territorin serb. Kosova kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në lirimin e të arrestuarit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 07/01/2024 16:56

    Na kane bo boje te madhe se kane vendos reciprocitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?