Komron Zukhurov

U arrestua në Tiranë si pjesë e një celule të ISIS, ekstradohet në Gjermani terroristi nga Taxhikistani, Zukhurov

4 Gusht 2020, 09:48| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 09:57

  • Share

Gjykata e Tiranës ka vendosur të ekstradojë në Gjermani shtetasin nga Taxhikistani, Komron Zukhurov, i arrestuar si pjesë e një celule terroriste. I dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS dhe i kërkuar nga Gjermania për akte terroriste, Zukhurov u arrestua më 30 prill nga anti-terrori.

Gjatë arrestimit të tij, 24 vjeçari Zukhurov ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për ekstradim, por ka kërkuar që të mos ekstradohet në Taxhakistan me argumentin se i cenohej jeta.

Në datën 2 Maj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin Zukhurov,  me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. Komron Zukhurov vizën për të hyrë e mori në ambasadën tonë në Rusi, asokohe jo në kërkim. Prej 17 Shkurtit ai ka qëndruar në Tiranë, ndërsa u arrestuar nga anti-terrori në fund të muajit prill.

Arrestimi i 24-vjeçarit u bë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në Tiranë dhe është kushëri i bashkëjetueses së ish- deputetit të PD-së, Asllan Dogjani, i cili është edhe avokati i tij mbrojtës.

Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale "Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).  Zukhurov ka mundur që të vijë në Shqipëri në mënyrë legale dy muaj e gjysmë më parë, para se Gjermania ta shpallte atë në kërkim ndërkombëtar në Tiranë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?