U arrestua në Spanjë, nisin procedurat për ekstradimin e Ismail Zenelit drejt Shqipërisë! Nën akuzë për grup kriminal dhe vepra penale kundër personit

2 Dhjetor 2023, 15:17| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 15:23

  • Share

1698245521_gjkko.jpg

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e Ismail Zenelit drejt Shqipërisë. 49 vjeçari është arrestuar në 30 nëntor nga policia spanjolle në operacionin e koduar “Madridi”. Ndërkohë që në Shqipëri kërkohej për trafik droge dhe vepra penale kundra personit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët spanjollë, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit “Madridi”, u lokalizua dhe u arrestua në Madrid, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 49-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të saj, në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, Policia spanjolle organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Madridi”.

Në kuadër të këtij opeacioni u lokalizua dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi I. Z. alias L. S., 49 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit I. Z. alias L. S., në vendin tonë.


Lajmi kryesor:

Donte të vriste vëllezërit Nela në Britani për hakmarrje, arrestohet nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli! Pjesë e grupit Mata-Breçani


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?