Gjykata e Korçës lë në burg ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje! Bashkëshortja e tij tërheq akuzat

5 Dhjetor 2023, 10:25| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 12:54

  • Share

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Durim Toskën, ish drejtorin e Burgut të Fushë Krujës, i cili tre ditë më parë (2 dhjetor) u arrestua në flagrancë në Pogradec për dhunë ndaj gruas së tij dhe armëmbajtje pa leje.

Bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, ndërsa arrestimi i Durim Toskës erdhi pas kontrollit të bërë nga policia e Pogradecit që i gjeti edhe një armë pa leje në banesë. Report Tv ka mësuar se bashkëshortja e Durim Toskës ka tërhequr akuzat ndaj tij. 

Ndërsa sa i takon pistoletës pa leje dhe fishekëve të gjetur në banesën e tij, Durim Toska ka deklaruar se nuk kishte dijeni. Avokatët kanë kërkuar masë sigurie më të lehtë për Toskën duke argumentuar faktin që 52 vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten e tij por kishin patur një debat në familje.

Arrestimi i tij u mësua 1 orë pasi zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë informoi për shkarkimin e Toskës nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë Krujë.

Në njoftim thuhej se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte ndërmarrë këtë hap pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cenuara nga Durim Toska.

1701588690_DurimToska.png

 

Durim Toska, ish drejtor i Burgut të Fushë Krujës

Ora 10:53
Bashkëshortja e ish-drejtorit të burgut të Fushë-Krujës tërheq padinë për dhunë në familje! Durim Toska: Për armën në shtëpi, s’kisha dijeni

1701591389_12212.jpg

Bashkëshortja e ish-drejtorit të burgut të Fushë-Krujës Durim Toska ka tërhequr padinë e bërë ndaj tij për dhunë në familje.

Ndërsa sa i takon armës që u gjet në shtëpinë e tij në Pogradec, Durim Toska ka thënë se nuk kishte dijeni.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/12/2023 04:50

    Grua e dobet! Ke turp nga fjalet e botes,te beri presion familja,apo te beri ky vete presion,apo te dergoi ndonje sejmen?! Neser kur te mbaroje denimin vetem per armembajtje pa leje,mund te kesh fatin e asaj kosovares, Liridones! Ate e vrau burri per para inshurence,po ty per cfare ka mundesi te te vrase?-Se keshtu i tha radakja?!

    Përgjigju
  • Dashnori Gruas: 05/12/2023 12:01

    Te me falesh per armën qe harrova ne shtepin tende . Te fala Jarani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?