U arrestua në pikën Hani i Hotit pasi kërkohej për bllokimin e Rrugës së Kombit në protestën kundër rritjes së çmimeve, lihet i lirë Kol Nikolli: Do padis policinë

11 Prill 2022, 15:48| Përditesimi: 11 Prill 2022, 15:59

  • Share

Kol Nikolli, kryetar i ish-Përndjekurve Politikë të Mirditës, është lënë i lirë pas dëshmisë së tij në polici. Ai u arrestua paraditen e sotme në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Nikolli ishte shpallur në kërkim kombëtar për protestën kundër rritjes së çmimeve.

Nikolli akuzohej se kishte bllokuar rrugën e Kombit, ndërsa në polici Nikolli tha se “nuk ka qenë fare pjesë e protestës për rritjen e çmimeve organizuar në Mirditë”, ndërsa shtoi se do të “padisë policinë për ndalimin e tij”.  


Lajmi kryesor:

Bllokimi i Rrugës së Kombit në protestën kundër rritjes së çmimeve, lirohet disa orë pas ndalimit kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Kol Nikolli: S’kam qenë i pranishëm, do padis policinë


  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?