Dritan Goxhaj

U arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës, jepet masa e sigurisë për Dritan Goxhajn! Ish ushtari i UÇK-së: S’kam bërë asgjë të paligjshme

2 Gusht 2023, 14:59| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 15:05

  • Share

TIRANË- Pak ditë pasi u arrestua nga policia e Tiranës me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës, Gjykata e Tiranës ka dhënë masa e sigurisë për ish anëtarin e UÇK-së Dritan Goxhajn.

Gjykata Tiranë caktoi masën e sigurisë '40 ditë arrest në burg' për ish-ushtarin e UÇK, Dritan Goxhaj. Në sallën e gjyqit ai është shprehur se nuk ka bërë asgjë të paligjshme, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema

Togat e zeza kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura ne ngarkim të ish-ushtarit të UÇK-së. Përballë togave të zeza Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve ne rrjete sociale. Ai kërkohet nga ana e autoriteteve të Kosovës për intimidim të dëshmitarëve.

Ndaj Dritan Goxhajt, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dritan Goxhaj pritet të ekstradohet në javët në vijim për në Republikën e Kosovës.

Kush është Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.

Dhoma speciale

Më 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, e cila funksionon me ligje të Kosovës, por në territorin e Holandës. Në këtë institucion punojnë prokurorë dhe gjykatës të huaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara po gjykohen ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abnori: 02/08/2023 16:22

    Si është e mundur të arrestohet një shtetas Shqipëtar për fjalen e lir nga një e ashtuquajtur gjykat e Kosoves?! Vetëm gjykat e Kosoves nuk është, është gjykat tipike raciste që ka si qëllim njëllosjen e Shqipëtarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?