U 'arratis' prej dhunës nga bashkëshorti, përdhunohet nga 27-vjeçari/ Nëna: Vajzën e kam mohuar, na vret mentaliteti (VIDEO)

13 Tetor 2020, 17:51| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 12:07

  • Share

Një 30-vjecare shqiptare denoncon live si u përdhunua nga shtetasi palestinez në një dhomë hoteli në Suedi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në nëntor të vitit 2019 në qytetin Malmo, ku 30- vjecarja ishte në pritje të deportimit në Shqipëri, bashkë me dy fëmijët e saj 6-vjecarë. E reja nga një qytet në veri të vendit u detyrua të largohej nga Shqipëria në gusht të një viti më parë, për t’i shpëtuar dhunës barbare, që i shoqi ushtronte ndaj saj dhe fëmijëve të mitur. Fillimisht u strehua në një hotel, ku kishte edhe emigrantë të tjerë, por pas një muaji qëndrimi atje i refuzohen letrat për azil. Autoritetet suedeze i presin biletën e kthimit duke e transferuar në një tjetër hotel, ku qëndronin emigrantë që do të riatdhesoheshin. Ndërsa ishte në pritje për t’u kthyer, më 8 nëntor të vitit 2019, jeta e saj mori një kthesë të fortë. 30-vjecarja abuzohet seksualisht, ndërsa autoritetet shtyjnë edhe një vit tjetër qëndrimin e saj. Gjatë lidhjes me skype nga Suedia, Ana Boduri ( emër i vendosur nga redaksia) trondit me këtë rrëfim tronditës, duke denoncuar publikisht për herë të parë, në emisionin ‘Pa Gjurmë’, përdhunuesin 27-vjecar, një shtetas nga Palestina. Rreqeth edhe më shumë me këtë histori kur 30-vjecarja tregon detaje të asaj nate, kur pasi e dhunoi, përdhunuesi abuzoi seksualisht mbi të, në prani të dy fëmijëve 6-vjecarë.

‘Jam ankuar sepse më shqetësonin, por askush s'më ndihmoi. Aty jeta ime mori një kthesë tjetër, e kam përjetuar keq. Më dhunoi aq shumë sa kam ende probleme me qafën. Më kapi me forcë dhe nuk më lëshonte. Ai person kishte tre ditë me radhë që trokiste në derën e hotelit ku unë qënrdroja me fëmijët, në pritje për t’u rikthyer. Ishte ora 3 e mëngjesit kur ai erdhi sërish dhe më trokiti në derë. Unë hapa derën dhe ai më shtyu me forcë. Më pas hyri në dhomë dhe nisi të zhvishej, nga mesi e poshtë. Unë nuk mund të bërtisja se kisha frikë mos femijët e shikonin të zhveshur. Ai filloi të më mbante duart, pastaj bëri çdo gje që deshi dhe u largua me shpejtësi. Unë e ndoqa pas, sepse nuk e dija se në cilën dhomë rrinte. Shkoj poshte ne katin e parë që t’i tregoja rojes se cfarë kishte ndodhur.Ai me pa dhe me tha cfarë ke? Une i tregova se dikush me kishte përdhunuar. Bëra analizat për të verifikuar abuzimin. Kur u ktheva në dhomë pas denoncimit, fëmijët po qanin dhe nuk e di nëse kanë parë dicka. E denoncova personin që abuzoi. Abuzuesin e arrestuan, por ai e mohoi ngjarjen duke gënjyer autoritetet se kishin një miqësi. Gje që nuk ishte absolutisht e vërtetë. Unë nuk kisha folur kurrë me atë njeri. Para ca kohësh kam bërë një vizitë tek një doktor dhe më tha që ke kaluar në depresion nga ajo që ke kaluar’, rrëqeth 30-vjecarja.

Pas ngjarjes së rëndë 30-vjecarja është mohuar edhe nga familja e saj, që jeton në Shqipëri, në veri të vendit. Ajo nuk din ku të përplaset, pasi për pak ditë pret që të riatdhesohet.

‘Pas pak ditësh do të kthehem por e përjetoj keq, sepse nuk kam as familje, pas ngjarjes familja nuk më pranojnë më, nuk kam as shtëpi ku të rri. Kam shum pak kontakte me to. I lutem shtetit shqiptar që të më ndihmojë’.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

Stafi ‘Pa Gjurmë’ kontaktoi live me nënën e 30-vjecares, ndërsa ajo nuk e pranon vajzën në shtëpi. As babai nuk e pranon të bijën, për atë që i ka ndodhur, madje nuk flet me të. Lushe Boduri (emër i vendosur nga redaksia), gjatë një lidhje telefonike për emisionin ’Pa Gjurmë i tha të bijës ta gjej zgjidhjen në shtetin suedez. Ajo e mohon kategorikisht dhe nuk i pret në shtëpi as atë, as nipërit e saj.

Nëna e Anës: Si ta pranojmë në shtëpi vajzën me këtë mentalitet ? Nuk kam cfarë të bëj, njerëzit e shtëpisë nuk e pranojnë. Bashkëshorti nuk i flet fare. Shteti suedez duhet ta marrë përsipër sepse atje ndodhi. Ana dhunohej nga bashkëshorti kthehej në shtëpi dhe ne çonim vazhdimisht tek shtëpia e bashkëshortit. Jemi të papunë dhe nuk kemi mundësi ekonomike për ta marrë në shtëpi.

Odeta Dume: Gabimi ka nisur nga ju. Ju e keni martuar të vogël, me një burrë që e ka dhunuar ?

Nëna e Anës: Ne nuk kemi faj. Me mentaliteti që kemi nuk kam cfarë të bëj. Unë nuk mundem ta ndihmoj dot, pasi jam e papunë dhe nuk kam ku ta strehoj. Me se ta mbaj. Fëmijët duan të ushqehen, të shkollohen. Unë nuk kam mundësi t’i ndihmoj.

Odeta Dume: Po aty ku jetoni ju, le të jetojë dhe vajza juaj. Ana mund të punojë vetë ?

Nëna e Anës: Po nuk ka punë moj Odeta këtu. Ku do të shkojë, le ta ndihmojë shteti suedez, atje ku kërkoi ndihmë vajza.

Ana Boduri u largua me te shoqin abuzues ne Suedi, e detyruar pasi ai nuk i jepte prokurën për fëmijët. Por me të mbërritur atje gruaja zbuloi dhunuesin e saj, para autoriteteve, i cili ishte babai i dy fëmijëve. Autoritetet detyrojnë bashkëshortin të kthehet, ndërsa nëna qëndon me binjakët, që prej gushtit të vitit 2019 pas kërkesës për azilin.

‘Unë u largova nga Shqipëria bashkë me dy fëmijët për më mirë pasi ish-bashkëshorti më dhunonte mua bashkë me fëmijët. Gushtin e kaluar vendosa që të largohesha drejt Suedisë. Duhej prokura por ish-bashkëshorti nuk ma jepte dhe u nisa bashkë me të dhe me fëmijët. Doja vetëm që të merrja fëmijët në Suedi dhe më pas të largohesha nga ish-bashkëshorti. Tek zyra e emigracionit kur dhashë intervistën i tregova të vërtetën që bashkëshorti më dhunonte prandaj doja të largohesha. Ai e pranoi edhe vetë kur e pyetën, atë e larguan, ndërsa unë shkova në azil në Suedi. Ish-bashkëshorti më ka shkruar mesazhe në mesinxher, më ka kërcënuar, ia kam treguar edhe policisë në Suedi’- përfundon rrëfimin tronditës në emisionin ‘Pa gjurmë’, 30-vjecarja e abuzuar.

O.D./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 14/10/2020 12:55

    Skenar per te fituar azil ne Suedi. por me ngjan i dobet as suedezet se kane ngrene karremin e perdhunimit.

    Përgjigju
  • Iris: 14/10/2020 02:32

    Ne boten e kafsheve vetem reptilet-zvarraniket, i braktisin te vegjelit e tyre,perjashtim bejne krokodilet,aligatoret,qe kujdesen shume per te vegjelit e tyre.Kjo nena (homo sapiens)dhe familja e saj ,duhet te perpiqet me shume dhe ta thyeje mentalitetin,e keshtu ,ndoshta do kaloje nga klasa e pergjitheshme e reptileve e zvarranikeve ,ne ate me specifike te krokodileve,e keshtu te mesohet te doje e te mos e braktise vajzen e saj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?