Foto nga momenti i arrestimit të 42-vjeçarit

U arratis pasi goditi me çekiç në kokë fqinjin, 42-vjeçari në Fier vihet në pranga pas 3 ditësh në kërkim

5 Maj 2023, 09:58| Përditesimi: 5 Maj 2023, 10:04

  • Share

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim tre ditë më parë si pasojë e një konflikti fizik me fqinjin e tij.

Tre ditë më parë 42-vjeçari është përfshirë në një sherr me fqinjin e tij 55-vjeçar, pas një debati për një ballkon.Situata është agravuar dhe ka përfunduar në dhunë fizike, ku i arrestuari ka goditur me një çekiç në kokë fqinjin e tij.

Menjëherë pas konfliktit ai është arratisur dhe sot pas tre ditësh kapur dhe është vënë në pranga nga uniformat blu.

42-vjeçari i arrestuar me iniciale E. S. bëri për spital fqinjin e tij 55-vjeçar, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, u largua në banesë.

Materialet procedurale për këtë rast i  kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?