Një deputete e Zelandës së Re ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta për vjedhje nëpër dyqanet e veshjeve, për të cilat policia po vazhdon hetimet.
Golriz Ghahraman, i Partisë së Gjelbër, dyshohet se ka vjedhur tre herë nga dy dyqane veshjesh një në Auckland dhe tjetra në Wellington.
Ish-avokatja e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri histori në vitin 2017 si refugjatja e parë në qeverinë e vendit. Ajo dikur mbante portofolin e drejtësisë të partisë së saj.
Ajo tha se stresi i lidhur me punën e bëri atë të sillej krejtësisht jashtë karakterit, raportojnë mediat e huaja.
“Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen shumë keq”, tha ajo.
Ghahraman u largua nga Irani fëmijë me familjen e saj, të cilëve të gjithë iu dha azil politik në Zelandën e Re.
Dorëheqja e saj vjen pasi u shfaqën pamjet e CCTV-së që tregonin se ajo merrte një çantë stilisti nga një butik në Auckland.
S.S/ReportTv.al“Nuk është një sjellje që mund ta shpjegoj sepse nuk është në asnjë mënyrë racionale dhe pas vlerësimit mjekësor e kuptoj që nuk jam mirë”, tha ajo, duke shtuar se nuk donte të justifikonte veten.