Gjykata e Vlorës

U akuza se lejoi kultivimin e drogës në Vlorë, shpallet i pafajshëm ish-shefi i komisariatit të Himarës

27 Prill 2022, 19:42| Përditesimi: 27 Prill 2022, 21:48

  • Share

VLORË- Ish shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës. Tase akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës në kohën kur mbante postin shefit të Komisariatit të Himarës.

Sipas Gjykatës, Tase u shpall i pafajshëm pasi nuk ekzistonin prova të mjaftueshme që lidhnin atë direkt apo indirekt me trafikun apo kultivimin e lëndëve narkotike. Arjan Tase, kishte kërkuar më herët gjykim te shqyrtuar dhe gjykimi ndaj tij ka përfunduar veçmas 40 të dyshuarve të tjerë te ndaluar. Ai aktualisht mban detyrën e shefit të Specialistëve të Policisë së Zonës së Elbasanit, pasi Gjykata e Apelit në Vlorë vendosi rikthimin e tij në detyrë pak muaj më parë.

Në dhjetor të 2020 në kuadër të operacionit antidrogë u arrestuan disa efektivë policie, kultivues dhe trafikantë droge të cilët ishin implikuar në kultivimin e 6790 rrënjë kanabis në Vlorë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?