Pa kategori

‘Tymi’ mbulon fshatin Narte në Vlorë, marrin flakë ullinj dhe shkurre, era e favorizon! Nuk rrezikohen banesa

4 Nëntor 2021, 11:12| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 14:09

  • Share

VLORË- Tymi ka “mbuluar” fshatin Narte në Vlorë, pas një zjarri të përmasave të mëdha ka nisur mëngjesin e sotëm në afërsi të tij.

Një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarr kanë marrë edhe goma të hedhura në atë zonë, duke shkaktuar një erë të keqe.

Era e fortë, ka favorizuar flakët, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikëset për të vënë atë nën kontroll.

Fatmirësisht nuk rrezikohen banesa, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?