VIDEO/ Tym e flakë, zjarr në një magazinë pranë gjimnazit 'Halim Xhelo' në Vlorë! Dyshohet se u shkaktua nga shkëndija elektrike

9 Maj 2023, 12:06| Përditesimi: 9 Maj 2023, 13:17

  • Share

VLORË – Një magazinë pranë gjimnazit 'Halim Xhelo' është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme në Vlorë. Brenda kishte lëndë të ndryshme që janë shkrumbuar krejtësisht.

Pronari i identifikuar si R.Sh., thotë se nuk di arsyet, pasi magazina që ndodhet në lagjen ‘Osman Haxhiu’ ka qenë e mbyllur. Policia njofton se dyshohet se magazine u përfshi nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?