Rithemelimi tym dhe flakë në Kuvend, Ngjela: Vepër penale që favorizon Beogradin! Lëvizje e frymëzuar nga kundërshtarët tanë

21 Nëntor 2023, 13:42| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 14:02

  • Share

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një lidhje 'skype' për 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv foli për kaosin e shkaktuar nga opozita në seancën që u mbajt dje për buxhetin ku pati edhe zjarr të shkaktuar nga ndezja e një flakadani në tavolinat e opozitës. 

Ngjela e konsideroi këtë ngjarje si cënim të sovranitetit, duke shtuar se përbën vepër penale. 

"Parlamenti është sovrani. Ajo që ndodhi aty në seancë është cënim i sovranitetit. Dhe është vepër penale"- u shpreh Ngjela. 

Sipas tij, kjo lloj situate e krijuar nga opozita në Parlament i leverdis vetëm Serbisë që sipas tij i ka frymëzuar lëvizje të tilla, pas shqetësimit që ka për peshës që ka bota shqiptare në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

"Beogradi e ka në favor këtë. Nuk është lëvizje shqiptare por e kundërshtarëve tanë që po varrosen nga madhështia që po krijon bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor"- shtoi avokati. 

Sa i takon vendimit të Sali Berishës për të mos u paraqitur në GJKKO pavarësisht masës 'detyrim paraqitje' ndaj tij për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, Ngjela e konsideroi në dëm të kreut të Rithemelimit, duke thënë se një veprim i tillë nuk është në favor të tij. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?