Eriko Mane

Tërmeti në Samos, plagoset edhe një shqiptar

31 Tetor 2020, 15:31| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 15:34

  • Share

Në tërmetin që ka goditur dje Detin Egje, ka ngelur i lënduar edhe një i ri shqiptar, 14 vjeçari Eriko Mane. I riu i cili për momentin ndodhet në spital i është nënshtruar një ndërhyrje në këmbë dhe gjendja tij është shumë e mirë. Mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën.

Ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga e ka vizituar atë në spitalin e fëmijëve të Athinës,14 vjeçari nga Fieri, Eriko Mane, i plagosur nga tërmeti 6.7 ballë që tronditi një ditë më parë ishullin e Samos.

Ndërkohë dy adoleshentë – një djalë dhe një vajzë – vdiqën në ishullin grek të Samos pasi u shemb një mur mbi ta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?