Foto ilustruese

Tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter godet Cërrikun! Ndihet në Elbasan, Tiranë, Lushnje e Fier! Regjistrohen disa lëkundje të tjera gjatë natës! MM: S'ka dëme e të lënduar

24 Shtator 2020, 01:47| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 14:27

  • Share

CËRRIK- Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter është ndjerë në Elbasan, Lushnje, Tiranë e Fier. Lëkundjet sizmike u shënuan në orën 01:25 me thellësi 20 km dhe epiqendër në veriperëndim të qytetit të Cërrikut. Vetëm 3 minuta para tij, në 01:22 pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter.

Pavarësisht rreshjeve të shiut në qytetin e Elbasanit, raportohet se qytetarët kanë dalë në rrugë në panik nga lëkundjet që kanë ndjerë. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes, nga komunikimet paraprake me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan raporton se nuk ka dëmë materiale dhe as të lënduar. 

"Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme", njofton Ministria e Mbrojtjes.

Kujtohmë se 1 vit më parë, më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4. Tërmeti i 26 nëntorit preku kryesisht Durrësin dhe Thumanën, dy zonat me më shumë viktima, nga 51 jetë të humbura që shënoi.

Ora 08:37
Tërmeti gjatë natës, Ministria e Mbrojtjes: Me thëllësi 20 km në veriperëndim të Cërrikut, s'ka dëme apo të lënduar

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar lidhur me tërmetin e regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

"Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme", njofton Ministria e Mbrojtjes.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elbasan i bukur Elbasan: 24/09/2020 03:23

    Cfare nuk po perjeton Elbasani vrasje covid-19 denimin nga FSHF-ja duke e zbritur nga kategoria dhe termeti u desh.

    Përgjigju
    • Kurum: 24/09/2020 08:44

      Harrove metalurgjikun o mbret!

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?