Twitter mbyll zyrat në Bruksel, mijëra punëtorë në rrugë

25 Nëntor 2022, 10:34| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 10:31

  • Share

Twitter ka mbyllur zyrat në Bruksel, mësohet pas një raportimi nga Financial Times. Gazeta raportoi se shkaku për këtë vendim ishte largimi i disa drejtuesve të lartë Julia Mozer dhe Dario La Nasa. Gjithashtu nga zyrat u larguan dhe 4 drejtues të tjerë të lartë, të cilët luanin një rol të rëndësishëm falë lidhjeve që kishin me politikanët e BE për shkak të vendndodhjes.

Mozer dhe La Nasa ishin drejtuesit e përpjekjeve të Twitter për përshtatjen e platformës me kodin e keqinformimit të BE dhe Aktin e Shërbimeve Dixhitale.

Twitter ka nisur uljen e numrit të stafit që kur Elon Musk mori drejtimin e kompanisë, ku gjysma e punonjësve u larguan në “raundin e parë”, dhe shumë të tjerë janë larguar që pas dhënies së ultimatumeve nga Musk për përfundimin e projekteve në një kohë shumë të shkurtër.

Komentuesit lokalë tregojnë se këto largime në Evropë janë shumë shqetësuese për Twitter. Vera Jourova, zëvëndës presidentja e BE për kodin e keqinformimit, tregoi për Financial Times se ajo ishte “shumë e shqetësuar pas lajmit se shumica e stafit të Twitter në Evropë janë pushuar nga puna”.

“Nëse ti dëshiron të zbulosh dhe të veprosh kundër diskriminimit dhe propagandës, duhet të kesh burime”, tha ajo.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?