Donald Trump

Twitter e bllokon pa afat/ Trump: Do të krijoj një platformë të re ku nuk më ndalohet liria e fjalës

10 Janar 2021, 11:25| Përditesimi: 10 Janar 2021, 11:53

  • Share

Rrjeti social Twitter ka bllokuar përgjithmonë llogarinë e Presidentit në detyrë, Donald Trump pasi ky i fundit përbën rrezik për nxitje të dhunës.

"Për shkak të disa postimeve të bëra nga Donald Trump në twitter, ne kemi vendosur të bllokojmë llogarinë e tij me qëllim ndalimin e nxitjes së dhunës së mëtejshme përmes platformës tonë”, ka thënë kompania.

“Siç e kam thënë për një kohë të gjatë, Twitter e ka kaluar masën me ndalimin e lirisë së fjalës dhe tani, punonjësit e Twitter janë koordinuar me Demokratët dhe të Majtën Radikale për heqjen e llogarisë time nga platforma e tyre,” shkroi Trump në një seri mesazhesh, të cilat nuk janë më të dukshme në rrjetin social.

Megjithatë Presidenti në detyrë Donald Trump tha se do të ndërtojë një platformë në një të ardhme të afërt, ku nuk do ti ndalohet liria e fjalës, siç është shprehur edhe ai.

E gjithë “lufta” mes Twitter dhe Trump ka nisur pas protestës së dhunshme e cila është zhvilluar 3 ditë më parë, për shkak të kundërshtimit të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale me fitues Joe Biden nga mbështetësit e zjarrtë të Donald Trump. Protesta “turp i demokracisë”, ka lënë pas edhe 4 të viktima.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?