Bota

Të shtëna me armë në një universitet në Rusi, të paktën 6 viktima dhe 20 të plagosur! Pamje të frikshme, studentët hidhen nga dritaret për t'i shpëtuar plumbave (VIDEO)

20 Shtator 2021, 10:05| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 15:16

  • Share

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në Rusi pasi një person I armatosur ka hapur zjarr  në një universitet në qytetin rus të Perm në orën 11 . Mediat vendase raportojnë se të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur.  Portali i lajmeve RBC raportoi se 6 persona kanë humbur jetën. Studentët dhe mësuesit u strehuan brenda ndërtesës së universitetit; ndëras u panë duke kërcyer nga dritaret.

Personi i armatosur u arrestua më vonë, tha Ministria e Brendshme e Rusisë dhe një zëdhënës i universitetit. Mediat vendase bëjnë të ditur se shkaktari i sulmit është 18-vjeçari Timur Bekmansurov. Pak para sulmit autori kishte hedhur një video në internet në të cilin tregonte edhe arsyet e sulmit. Në postimin e tij ai kishte theksuar se pas sulmit nuk kishte arsyet terroriste, thjesht kishte shprehur mllefin dhe urrejtjen ndaj të gjithëve. 

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse viktimat pësuan lëndime nga të shtënat ose nga përpjekja për të ikur nga ndërtesa. Menjëherë pas sulmit studentet dhe mësuesit u mbyllën në auditore dhe shumë prej tyre u hodhën nga dritaret për t'i shpëtuar sulmit të rëndë.

 

Ora 10:48
Pamje të frikshme nga Rusia, studentët hidhen nga dritaret për t'i shpëtuar plumbave

 

Gjashtë persona u konfirmuan të vrarë dhe 20 të plagosur nga të shtënat në kampusin e një universiteti në qytetin rus të Perm. E ndërkohë që autori i krimit, 18 vjeçari rus Timur Bekmansurov ka rënë në pranga, shumë njerëz të tmerruar u filmuan duke ikur nga ndërtesa përmes dritareve, në përpjekje për t’i shpëtuar goditjeve nga arma e gjahut.

Në anën tjetër shumë prej tyre u lënduar pasi u hodhën edhe nga katet e dyta të ndërtesës. Gjithashtu shumë prej studentëve dhe pedagogëve u mbyllën në auditorë për tu fshehur.

Ngjarja e sotme është e dyta brenda këtij viti, pasi në maj një i ri sulmoi një shkollë të mesme në Kazan të Rusisë. Sulmi i kryer nga Ilnaz Galyaviev, 19 vjeçar kishte postuar në mediat sociale një video në të cilën ai theksonte se ai donte të "çlironte botën" nga "mbeturinat biologjike".  Gjatë sulmit ai vrau të paktën 9 persona me armë gjahu njëjtë si autori i sotmë dhe në të njëjtën mënyrë disa nga viktimat vdiqën pasi u hodhën nga dritaret. .

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?