Të shpërndash kafe me dron, biznesi më i ri që po lulëzon në ditët e izolimit

29 Mars 2020, 17:56| Përditesimi: 29 Mars 2020, 18:10

  • Share

Me përhapjen e pandemisë së koronavirusit në të gjithë botën, në Shqipëri u ndërmorën një sërë masash ku u përfshi edhe izolimi i të gjithë vendit duke mbyllur të gjitha bizneset dhe pezulluar të gjithë lëvizjen e njerëzve.

Pirja e kafes ka qenë një ndër problemet e shqiptarëve këto ditë izolimi, pasi të gjitha kafenetë e baret kanë qenë të mbyllura.

Të kesh një makinë ekspresi në shtëpi është një gjë luksoze këto ditë karantinimi.

Por cudia e rradhës ka ardhur nga disa shqiptarë të Suharekës, të cilët kanë filluar ta shpërndajnë kafen me dron.

Ata e përgatisin në shtëpi dhe ua dërgojnë banorëve me dron në oborret e tyre të banesave.

Kjo ka qenë një ndër mënyrat gazmore por edhe efikase në këto ditë të vështira karantimimi, duke u ardhur në ndihmë edhe qytetarëve që janë fansa të kafesë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • VISI: 29/03/2020 20:53

    TE PANGOPURIT PO SHPIKIN LLOJLLOJ GJERASH PER TE MAR SA ME SHUME LEKE MOS I HENGESHIN YJU BEHET KANCER AS NJE LESHIM DHE PAGES MOS TJU BEJ SHTETI TE PAGUAJN DETYRIMET NJE ME NJE ZAGARET SE MBETEN DUKE U ANKUAR

    Përgjigju
  • brahimi: 29/03/2020 20:15

    Nuk jemi dakort per vendim se ndodh qe jane vetem dy veta.Te pakten te lihet nje orar tjeter nga ai caktuar per te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?