Orinda Huta gjate moderimit te Folk Fest 2023 ne TKOB

Të guxosh në stil me etnografinë! 'Eksperimenti' me veshjen e moderatores në mbrëmjen e madhe të 28 Nëntorit! Elementë të xhubletës 4000-vjeçare të ripropozuara

29 Nëntor 2023, 21:47| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 21:55

  • Share

Integrimi i elementëve të traditës në veshje moderne, rishtazi po haset gjithnjë e më tepër prej dizajnerave tanë. Një zgjedhje e tillë u pa edhe përgjatë mbrëmjes së madhe të Folk Fest 2023, mbajtur në Teatrin e Operas, me rastin e 111-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Në veshjen e moderatores, Orinda Hutës, elementë të Xhubletës 4000-vjeçare, erdhën me një stil bashkëkohor. Në një fustan të zi bust me dekolte dhe fund të hapur, improvizohet forma e kambanës së xhubletës (duke iu referuar kulturës vendase dhe kontekstit të ngjarjes kulturore).  Ndryshe nga xhubleta statike bërë me material të trashë (gajtanjë dhe penjë  të trashë), 'imitimi' i formës së saj vjen përmes një 'fundkambane' të hapur e pjesërisht transparente.


Lidhja me traditën (përpos varses me kryq) bëhet edhe përmes brezit me qëndisma, të mbajtur nga Huta përgjatë mbrëmjes ku celebrohet jo thjesht themelimi i shtetit shqiptar, por edhe trashëgimia shumëngjyrëshe e trojeve shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut por edhe Diaspora, përmes kulturës mbi 5 mijë vjeçare të arbëreshve tanë.
Prezantimi i Xhubletës, apo ripropozimi i elementëve të saj merr një rëndësi të veçantë, veçmas pas pranimit të kësaj veshje shqiptare tipike dhe dijebërjes së saj si Pasuri e Njerëzimit në UNESCO, si sot një vit më parë.

Ajo që e bën të veçantë këtë veshje është autenticiteti i saj, duke u ruajtur në kohë pa u tjetërsuar. 
Inspirimi i stilistëve nga tradita, duke risjellë në kohë elemente të etnografisë sonë, shpesh i ndan vëzhguesit e thjeshtë apo edhe studiuesit në qëndrime. Disa janë kritikë, duke i mëshuar mendimit se kostumet tradicionale duhet të vijnë në formën e tyre origjinale e të tjerë e shikojnë si një mënyrë për të mos i lënë në 'sepeten e harresës'. 


 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?