‘Të buzëqeshur dhe shumë miqësisht’, Erdogan dhe Putin shfaqen të kapur krah për krah me njëri-tjetrin, mediat greke publikojnë VIDEON

17 Shtator 2022, 16:49| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 17:04

  • Share

GREQI- Dy presidentët, ai i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe i Rusisë, Vladimir Putin janë parë teksa shumë miqësisht në hollin e korridorit në Samitin e 22-të të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili përfundoi dje në Uzbekistan.

Siç duket në videon e publikuar në mediat greke, ato janë parë duke qëndruar krahë për krah dhe duke folur të buzëqeshur.

Presidenti turk, sipas mediave greke, ka mbajtur qëndrimin  e tij për luftën në Ukrainë, duke thënë se duhet të përfundojë përmes kanaleve diplomatike, por mesa duket ky qëndrim i tij nuk ka ndikuar në marrëdhënien që ai ka me Putin, i cili është shkaktari kryesor i asaj që po ndodh prej më shumë se 200 ditësh në Kievin zyrtar.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?