‘Hakmarrje’ për shpërthimin në Stamboll/ Turqia sulmon Sirinë, vdesin 12 persona! Ministria turke: Ka ardhur ora e llogarisë

20 Nëntor 2022, 08:13| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 08:41

  • Share

Turqia ka sulmuar disa qytete të Sirisë veriore mbrëmjen e djeshme. Raportimet u bënë nga forcat kurde të mbështetura nga SHBA, shkruan DW.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se zonat nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët ishin goditur nga 25 sulme ajrore.

Sipas mediave të huaja, sulmet ajrore kanë shkaktuar vdekjen e 12 personave. Ndërsa nuk vonoi përgjigjia nga ministria turke e Mbrojtjes, ku nëpërmjet një deklarate, u bë me dije se në shënjestër të sulmeve ishin bazat nga ku militantët kryenin sulme ndaj Turqisë.

Sipas Turqisë, sulmet janë si kundërpërgjigjie ndaj bombardimeve në Stamboll ku vdiqën 6 persona dhe u plagosën mbi 81 të tjerë. E arrestuar mbeti Alham Albashir. Gruaja me origjinë nga Siria dhe e trajnuar nga kurdët, dyshohet se është autorja e sulmit kamikaz në Stamboll.

"Ka ardhur ora e llogarisë," tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një postim në Twitter gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Tweet-i u shoqërua me një foto të një avioni që ngrihej për një operacion natën, por nuk u specifikua vendndodhja.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?