Anija turke, Oruç Reis

Turqia shpërfill Greqinë, do të eksplorojë në ujërat e Mesdheut Lindor deri më 27 gusht

23 Gusht 2020, 22:45| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 22:49

  • Share

Turqia deklaroi se anija e saj eksploruese "Oruc Reis" do të kryejë studime sizmike në një pjesë të diskutueshme të Mesdheut lindor deri më 27 gusht, në një veprim që ka të ngjarë të shkaktojë tensione në rajon.

Turqia dhe Greqia, aleatët e NATO-s, nuk pajtohen në lidhje me pretendimet për burime hidrokarbure në ujërat e Mesdheut Lindor.

Në fillim të këtij muaji, Turqia tha se anija "Oruc Reis" do të kryejë kërkime sizmike deri më 23 gusht në ujërat e pretenduara nga Greqia, Qipro dhe Turqia. Athina e ka cilësuar eksplorimin e anijeve turke të paligjshme.

Ditën e sotme, marina turke lëshoi ​​një deklaratë të re duke thënë se puna e "Oruc Reis" dhe dy anijeve të tjera, "Ataman" dhe "Cengiz Han', do të vazhdonin deri më 27 gusht, shkruan Reuters

Turqia gjithashtu ka hulumtuar për burimet hidrokarbure në Detin e Zi. Presidenti Tayip Erdogan njoftoi më herët zbulimin e një fushe gazi 320 miliardë metër kub (11.3 trilion metra kub), gjetja më e madhe e tillë në historinë turke.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?