Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan

Sërish tensione në Lindjen e Mesme, Erdogan e pranon: Inteligjenca turke vrau udhëheqësin e ISIS-it! Do luftojmë terriorizmin

1 Maj 2023, 08:50| Përditesimi: 1 Maj 2023, 09:22

  • Share

Në lindjen e mesme kanë vijuar sërish tensionet mes Turqisë dhe Sirisë, pasi në një deklaratë ekskluzive presidenti Erdogan pranoi për hërë të parë se forcat Turke kanë vrarë liderin e ISIS, Abu al Kurejshi gjatë një operacioni në Siri.

Presidenti Turk tha se inteligjenca kombëtare e ka ndjekur për një kohë të gjatë të ashtuquajturin lider të ISIS dhe e ka ekzekutuar.

Më tej ai tha se Turqia do të vazhdojë luftën e saj me organizatat terroriste.Që nga viti 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që e shpalli DAESH/ISIS organizatë terroriste.

Vendi që atëherë është sulmuar disa herë nga grupi terrorist, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terror brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në një intervistë, presidenti i Turqisë deklaroi gjithashtu se racizmi, islamofobia dhe diskriminimi po përhapen në Perëndim si qelizat e kancerit, duke shtuar se vendet perëndimore ende nuk kanë demonstruar përpjekje për përballimin e këtij kërcënimi.

Gjuha e urrejtjes dhe sulmet që synojnë myslimanët dhe xhamitë jashtë vendit po rriten gjithashtu, theksoi ai, transmeton Anadolu Agency.Muajt ​​e fundit janë parë disa akte të djegies së Kuranit, ose përpjekje për ta bërë këtë, nga figura apo grupe islamofobike në Evropën veriore dhe në vendet nordike. 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?