Recep Tayyip Erdoğan

Turqia me numrin më të lartë të refugjatëve, Erdogan: Do të strehohen edhe do të jetojnë në harmoni me komunitetin tonë

23 Nëntor 2020, 14:37| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 14:49

  • Share

TURQIA- Kryeministri i Turqisë Erdogan tha se pandemia ka përkeqësuar shumë probleme veçanërisht varfërinë dhe pabarazinë, duke theksuar se refugjatët janë kategoria më e prekur.

Në samitin e organizuar virutalisht në 22 nëntor Ergogan tha se Turqia është vendi që ka pritur numrin më të lartë të refugjatëve në botë për 6 vitet e fundit. Aktualisht shteti turk është në pritje të më shumë se 4 milionë refugjatëve, një numër i cili është më shumë se sa popullsia e shumicës së qyteteve të vendit siç tha edhe Kryeministri.

Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar që pikërisht kjo kategori të implementohet në shoqëri. "Ata që strehohen në vendin tonë të jetojnë në harmoni me komunitetin tonë dhe me dinjitet" shtoi ai.

Në samit ai gjithashtu foli në lidhje me një problematik, sulmet terroriste te huaja, ndaj në një aksion të ndërmarrë më shumë se 9.000 terrorist janë kapur dhe janë dërguar në vendet e tyre të origjinës.

Në fjalimin e tij Erdogan ka theksuar se Turqia po bënë maksimumin për të eliminuar kërcënimet terroriste, për të parandaluar konfliktet dhe për të forcuar stabilitetin në rajon, edhe duke ndihmuar refugjatët të cilët kërkojnë strehim në shtetit fqinj.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?