Erdogan

Turqia masa më të ashpra kufizuese, kthehet izolimi i pjesshëm në fundjavë

17 Nëntor 2020, 19:13| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 19:16

  • Share

Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Turqia, vendos masa shtesë kufizuese.

Presidenti Erdogan tha se:

 

"Në fundjavë, do të vendoset një shtetrrethim, me përjashtim të orëve 10.00 - 20.00", tha Erdogan.

 

Po ashtu do të ketë kufizim të lëvizjes për personat mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç. Situata në vend është e rëndë, pavarësisht zhvillime premtuese në  lidhje me vaksinat,  por kërcënimi vazhdon.

Erdogan theksoi se  shkalla e infeksioneve të reja dhe vdekshmërisë në disa qytete, veçanërisht në Stamboll janë tejet shqetësuese.

Ndërkohë që u theksua edhe njëherë se mësimi Online do të vazhdojë, deri në fund të vitit.

Orari i punës së bizneseve të tilla si restorante dhe berberë do të jetë ndërmjet orës 10 dhe 20:00.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?