VIDEO/ Turqia: Jemi të gatshëm për operacione të reja në Siri dhe Irak

18 Janar, 14:42| Përditesimi: 18 Janar, 14:44

  • Share

Turqia mund të kryejë më shumë operacione ndërkufitare në Irak dhe Siri nëse është e nevojshme pas vdekjes së nëntë ushtarëve turq javën e kaluar në veri të Irakut, tha sot një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes turke. Bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe vetëmbrojtje, Turqia ka çdo të drejtë të kryejë operacione për të siguruar kufijtë e saj.

"Forcat e armatosura turke kanë bërë dhe do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme, kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme”, tha zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes.

Përleshjet ndodhën në rajonin Zap të Irakut verior kur militantët e PKK sulmuan një pozicion sigurie të forcave të armatosura turke.

Turqia që nga viti 2019 ka kryer një sërë operacionesh ndërkufitare në Irakun verior kundër PKK-së.

Më 12 janar, anëtarët e PKK-së nisën sulme ndaj bazave turke në Irakun verior dhe të gjitha sulmet përveç njërit u penguan nga trupat turke, tha zyrtari. 

Turqia mund të kryejë operacione të reja ndërkufitare në Irak dhe Siri dhe gjithashtu, nëse është e nevojshme, mund të zgjerojë zonat e saj të operacionit, shtoi zyrtari turk.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?