Flamuri i Turqisë

Turqia bën kërkesë zyrtare në OKB për ndryshimin e emrit

31 Maj 2022, 22:34| Përditesimi: 31 Maj 2022, 22:36

  • Share

Turqia do të paraqesë një kërkesë zyrtare në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare për të ndryshuar mënyrën e shkrimit të emrit të vendit në anglisht, raportoi të martën Agjencia shtetërore Anadolu.

“Së bashku me Drejtorinë tonë të Komunikimeve kemi qenë të suksesshëm në përgatitjen e një terreni të mirë për këtë. Ne kemi bërë të mundur që OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, vendet të shohin këtë ndryshim në përdorimin e 'Turkiye'”, citon AA të ketë thënë Cavusoglu.

“Emri Türkiye përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë të mundshme, thuhet në dekretin e firmosur nga presidenti  Erdoganit.

Përpjekja për të riemërtuar vendin filloi vitin e kaluar, kur presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan tha se 'Turkiye "përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë", sipas një raporti nga BBC në fillim të këtij viti.

E.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fetah: 01/06/2022 13:09

    Ts firmos Edi lale sa te marre drejtimin e KS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?