Turqia arreston ‘Emirin’ e Shtetit Islamik! Ministri i Brendshëm: Kishte planifikuar sulme terroriste

1 Shtator 2020, 15:06| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 15:07

  • Share

Policia turke ka arrestuar një komandant të lartë të grupit militant të Shteti Islamik.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, deklaroi se i arrestuari Mahmut Ozden “ka pasur plane të rëndësishme” dhe ka marrë urdhra për të kryer sulme terroriste.

Ozden u arrestua në provincën Adana dhe sipas ministrit Soylu, ‘operacioni kundër figurave të tjera të Shtetit Islamik është në vazhdim e sipër’.

Shteti Islamik ka shpallur zyrtarisht praninë e tij në Turqi në vitin 2019 dhe ka kryer disa sulme në këtë vend.

Ministri i Brendshëm turk theksoi gjithashtu se terroristi i arrestuar kishte marrë vazhdimisht udhëzime nga Iraku dhe Siria dhe se sulmet terroriste ishin të planifikuara të kryeshin nga një grup prej 10 deri në 12 personash.

Soylu gjithashtu iu referua terroristit Mahmut Ozden si “emir” i grupit islamik në Turqi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?