Foto ilustruese

Turqia arreston 189 persona si të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik: Kishin planifikuar të kryenin një sulm terrorist

30 Dhjetor 2023, 13:21| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 13:27

  • Share

Policia turke ka arrestuar 220 persona në dy ditët e fundit, pas një sërë kontrollesh blic në 37 qytete dhe provinca të vendit.

Turqia ka sqaruar aksion madhor duke thënë se falë arrestimit të tyre, është parandaluar realizimi i në sulmi terrorist, i planifikuar nga Shteti Islamik, ndryshe i njohur si ISIS.

Ndër të tjera bëhet me dije se nga 220 personat e arrestuar, 189 prej tyre dyshohen për lidhje të drejtpërdrejt me ISIS.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke theksuar se policia turke nuk "toleron asnjë terrorist".

Operacioni u shtri në kryeqytetin e Ankaranë, Stambollin, Antalia, Bursa, Dijarbakir, Gaziantep, Izmir dhe Konia.

Bastisjet vijnë pak ditë pasi zyrtarët turq njoftuan arrestimin e 32 anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik, 

 Policia tha se ata dyshohet se ishin të përfshirë në planifikimin e një sulmi ndaj ambasadës irakiane.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?