Studentja Silvana Doçi

Turqi/ Pas 14 ditëve vëzhgim të rreptë, del nga karantina studentja shqiptare dhe 41 të evakuuarit nga Kina

14 Shkurt 2020, 16:16| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 16:24

  • Share

TURQI- 14 ditë pas qëndrimit në karantinë, studentja shqiptare Silvan Doçi bashkë me 41 persona të tjerë janë lënë të lirë.

Sipas Anadolu Agency, të 42 personat e karantinuar në Turqi pas evakuimit nga qyteti i Kinës Wuhan u larguan nga spitali ditën e sotme.

Ministri i shëndetësisë i Turqisë tha se asnjë nga individët, 32 shtetas turq, 6 nga Azerbajxhani, tre gjeorgjianë dhe një shqiptar nuk treguan asnjë shenjë të Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi vdekjeprurës. 

Grupi i karantinuar

"Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, 42 personat ishin vendosur në karantinë për 14 ditë dhe tani janë larguar nga spitali", tha Fahrettin Koca.

Ai tha se janë bërë teste të shumta për të siguruar që asnjë prej tyre nuk ishte bartës i koronavirusit të ri. 

Qytetarët e huaj midis evakuuarve do të kthehen në vendet e tyre të Shtunën.

Gjithashtu, ai tha se një pajisje diagnostifikuese e zhvilluar nga Turqia për të identifikuar rastet e koronavirusit do të shitet jashtë vendit.

Grupi i karantinuar

Ato janë zhvilluar në përputhje me të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Diagnoza me terapinë e  trajtimit zbulohej në tre orë nga kutitë e zhvilluara nga gjermanët dhe francezët, ndërsa me pajijen turke mund të zbulohet në 90-120 minuta.

Kujtojmë që 42 personat u evakuuan nga Wuhan, epiqendra e shpërthimit, në një aeroplan special ushtarak të dërguar nga Turqia më 1 shkurt.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?