Turqi/ Miratohet ligji kundër mediave sociale! Amnesty International: Censurë

29 Korrik 2020, 11:45| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 11:55

  • Share

Parlamenti turk ka miratuar një ligj shumë të diskutuar që do t'i lejojë qeverisë së Ankarasë të ketë më shumë kontroll mbi mediat sociale.

Gjigandët si Facebook, Twitter dhe Youtube tani e tutje do të duhet të kenë një kontakt lokal i cili do të mbikëqyrë përmbajtjen e tyre dhe do të vendosë nëse do t'i heqë ato sipas rregullave në fuqi në Turqi.

Ligji i ri u propozua nga partia AKP e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, dhe aleati i tij, nacionalisti Mhp, të cilët kanë shumicën në Parlamentin turk

Amnesty International: Ligji antisocial është censurë

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ‘Amnesty International’ e cila e ka cilësuar ligjin e ri si antisocial. Sipas saj, ligji turk për media sociale "do të forcojë pozitat e qeverisë për të censuruar përmbajtjen dhe ndjekur penalisht përdoruesit e internetit".

"Kjo është një shkelje e qartë e së drejtës së lirisë së shprehjes në internet," tha Andrew Gardner, një studiues i OJQ-ve në Turqi.

Sipas Amnesty International, “Ky është sulmi më i fundit ndaj lirisë së shprehjes në Turqi. Ndërkohë shumë gazetarë po kalojnë vite të tëra pas hekurave për lajmet e tyre kritike nga Ankarasë zyrtare. Përdoruesit e mediave sociale tani duhet të vetë-censurohen nga frika e ‘ofendimit’ të autoriteteve", gjë e cila shkel të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare".

Human Rights Watch gjithashtu ka ngritur alarmin edhe për rregulloren e re. "Media sociale - nënvizoi OJQ - është vendimtare për shumë njerëz që i përdorin ato për t'u informuar. Ky ligj hap dyert e një periudhe të errët të censurimit në internet".

Komento

Komente

  • wow: 29/07/2020 12:11

    Cfare skandali , diktatura e Erdoganit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?