Turqi/ Merr flakë ndërtesa 24-katëshe në Stamboll, banorët evakuohen me shpejtësi (VIDEO)

16 Tetor 2022, 09:41| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 09:46

  • Share

Një ndërtesë 24-katëshe është përfshirë nga flakët në Stamboll të Turqisë. Në pamjet duket momenti kur zjarri masiv ka prekur kolonën nga kati i parë deri në të fundit ndërsa tymi shfaqej duke dalë nga ndërtesa.

Sipas mediave të huaja, zjarri ishte shuar. Mësohet se flaka u përhap me shpejtësi përmes mureve pasi ra zjarr në katet e para të ndërtesës 24-katëshe.

Njerëzit u evakuuan ndërsa zjarrfikësit mbërritën me urgjencë për të shuar flakët. Nuk raportohet për asnjë të plagosur apo viktimë nga zjarri masiv.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?