Ilir Meta

'Turp të ketë Manjola!', Meta reagon pas dëshmisë së Cakonit: Shqiptarët se meritojnë arrogancën

10 Shtator 2020, 17:20| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 17:22

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dëshminë e Manjola Cakonit dhe ka bërë thirrje që të ndalet bulizmi qeveritar.

Në denoncimin e publikuar nga Partia Demokratike, Cakroni shprehej se pas intervistës së dhënë në televizion dikush e kishte marrë nga kryeministria, telefonatës i ishte përgjigjur nëna e saj, ndërsa i ishte thënë”: Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!”.

Sipas Metës shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!

"Mjaft me bulizëm qeveritar!

Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme!

Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!

Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj", shkruan Meta.

Komento

Komente

  • lulo: 11/09/2020 14:06

    o te shkretet ju mbetet mbas cdo halli duke u kapur si i mbyturi. Gjithe njerezit we keni nxjerre me gjithe genjeshtra ju behen 15 vete

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 11/09/2020 00:28

    O Ilir mos beni prape Babale tjeter se u doli boja te gjithe e dime qe se ka mare Edi ne telefon por eshte skenar alla shqupi me aktoren G Suma seriali tjeter jepet ne Netflix me aktor nga LSI -PD

    Përgjigju
  • O Met: 10/09/2020 18:11

    Hajdut po me 7% si je solidar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?