Turli me perime dhe mish të grirë në furrë nga Sotir Jaho, i apasionuar pas gatimeve të vjetra

1 Shkurt, 11:28| Përditesimi: 1 Shkurt, 11:30

  • Share

Turli me mish të grirë në furrë

Përbërësit:

  • 200 gr mish të grirë
  • 2 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 patëllxhanë
  • 2 kunguj
  • 2 patate
  • 2 domate
  • 1 fç oriz
  • Kripë, piper
  • Nenexhik, rigon

Përgatitja:

Qepët e grira imët i kaurdisim mirë së bashku me hudhrat, më pas shtojmë patatet, patëllxhanët dhe kungujt të prerë në kubikë të vegjël. I skuqim për disa minuta dhe më pas shtojmë mishin e grirë. Vijojmë me kaurdisjen për 5-6 minuta duke shtuar më pas domatet e grira në rende, orizin dhe erëzat. Hedhim pak ujë të ngrohtë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë gatimin në një tavë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?