Turizmi, Shqipëria mori 'Vendin e Nderit' në Berlin 2025! Rama optimist për një tjetër rekord të turistëve

12 Mars, 12:43| Përditesimi: 12 Mars, 12:50

  • Share

Tirane- Shqipëria u nderua pak ditë më parë zyrtarisht me titullin “Vendi i Nderit” i ITB – Berlin 2025, që është panairi më i madh në botë për turizmin.

Mediet e huaja të njohura në fushën e turizmit dhe udhëtimeve i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë këtij vlerësimi.

“Ky është një promovim shumë i mirë për vendin tonë që që pritet të shënojë edhe këtë vit një rekord të ri të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve” shkruan Rama teksa publikon foto të shkrimeve nga këto medie

"Shqipëria ka pushtuar kopertinat e mediave botërore, me titullin e sapo marrë në Panairin e Turizmit në Berlin, si “Vendi i Nderit 2025”, ku theksohet rritja turistike dhe modeli unik i mikpritjes shqiptare, një promovim shumë i mirë për vendin tonë që pritet të shënojë edhe këtë vit një rekord të ri të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve", shkruan Rama. 

Në 2023 vendi ynë ka pasur një ‘bum’ turistik, me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri. Mbi 10 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë për vitin 2023.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?