'Turizmi shëndetësor' - Media italiane: Shqipëria po çmend italianët, dyndje në klinikat e Tiranës për kontrolle mjekësore

10 Prill, 18:21| Përditesimi: 10 Prill, 19:13

  • Share

Pas  "turizmit" dentar, tani italianët vijnë në Shqipëri për analiza, vizita, kontrolle të patologjive të tjera. Një gazetare e “E’ sempre Cartabianca”  një program televiziv produksion i Mediaset, në Itali udhëtoi drejt Tiranës për të kryer një investigim mbi faktin se pse gjithnjë e më shumë italianë heqin dorë nga mjekimi në Itali dhe zgjedhin spitalet private në kryeqytetin shqiptar. Ky fenomen quhet  'turizmi shëndetësor'. Paketat e testeve të specializuara shëndetësore nga spitalet e Tiranës që u ofrohen pacientëve italianë po i josh gjithnjë e më shumë këta të fundit.

Investigimi

Në spitalet italiane, listat e pritjes po zgjasin dhe kështu gjithnjë e më shumë bashkatdhetarë po fluturojnë drejt Shqipërisë në kërkim të trajtimeve me kosto të ulët. Nga operacionet tek vizitat e specialistëve te kontrollet rutinë: korrespondenti i "E' sempre Cartabianca" e mediaset ka verifikuar bumin e turizmit shëndetësor duke nisur nga klinikat private të kryeqytetit Tiranë.

Më shumë se një klinike private, godina i ngjason një hoteli thotë gazetarja italiane.

“Këtu mesatarisht vijnë 50 italianë në muaj për operacion dhe më pas kthehen për kontrolle”, shpjegon menaxheri i një qendre spitalore ku për një check up prej 25 testesh kostoja mesatare nuk i kalon 480 euro.

Nga fluturimi tek qëndrimi në një dhomë teke tek testet diagnostikuese: për të tërhequr pacientët italianë, disa klinika private shqiptare ofrojnë paketa “all inclusive” mes pushimeve dhe qëndrimit në spital.

“Në çmim përfshihet edhe shoferi që i merr nga aeroporti dhe i çon në klinikë”, thotë një menaxher.

Siç shpjegon një radiolog, italianët tërhiqen veçanërisht nga mundësia e kryerjes së analizave ortopedike, dhe rezonancë e shtyllës kurrizore apo gjunjëve pwr tw cilat nw spitalet italiane duhet të jenë në lista pritjeje deri në 6 muaj.  Kështu një spital ditor në Tiranë redukton kohët e shërbimit shëndetësor kombëtar ku pritja rrezikon të vazhdojë me muaj të tërë. Jo vetëm për pacientët italianë.

Kam problem me kolonën.  I telefonave të hënën dhe më thanë të vija të martën. Isha mësuar me kohë pritjeje më të gjatë deri në  4 – 5 muaj. Surprizuese ishte kostoja ishte 60 euro, ndërsa në Itali kostoja e këtij shërbimi në një klinikë private do të ishte 160 euro’ thotë një Italian që ka ardhur për turizëm shëndetësor. 

Po dikush mund të thotë cilësia e mjekëve?

‘Jo janë mjekë italianë, thotë një tjerër. 

Shqipëria është një vend tërheqës për mjekët dhe anestezistët e lidhur nga marrëdhënia midis pagave dhe kostos së jetesës, shkruan media italiane.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjekesia: 12/04/2024 00:53

    Shume e vertete! Mjek nga shqiperia po punojne ne Berlin etj pra ne gjermani qe eshte perpara me italine ! Kjo tregon qe mjekesor dhe universiteti shteteror shqiptar eshte shume perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?