Turizmi/ Porti i Vlorës vendos rekordin e 30 viteve të fundit! 90 mijë pasagjerë udhëtuan në gusht me tragete

31 Gusht 2023, 12:59| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 13:12

  • Share

Porti i Vlorës ka regjistruar në gusht, numrin me te larte te pasagjereve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shefi i përpunimit të trageteve Festim Skendaj tha se numërohen 90 mijë udhëtarë që kanë ardhur e shkuar drejt Brindizit me tragetet e linjave.

 “Rreth 40 mije ka qenë numri në hyrje dhe rreth 50 mije ne dalje i tyre” thotë Festim Skendaj 

Italianët kanë zënë edhe vendin e parë por nuk mungojnë as spanjollët, francezët.

“Numri i pasagjerëve në një traget ka qenë 3 mijë, nga këta 2 mijë ishin italianë. Ka pasur dhe anglezë, polakë e spanjollë” tregon më tej Skendaj.

Gjate gjithe muajit gusht eshte operuar me tre tragete ne linjen Vlore- Brindisi dhe anasjelltas ndërsa gjatë dy ditëve të fundit ka patur renie duke u kthyer ne normalitet. Skendaj ka theksuar se në terminal është punuar me 8 sportele, por sërish ka pasur vonesa dhe radhë për shkak të fluksit.

Vera e 2023-shit, tha Skëndaj, mund të cilësohet sezoni me fluksin më të lartë qe ka njohur Vlora në 30 vitet e fundit.

1693478818_vlore.jpg

Shefi i përpunimit të trageteve Festim Skendaj duke folur për gazetarët, 31 gusht 2023
PORTI I VLORËS- GUSHT 2023
42 000 pasagjerë në hyrje
50 000 pasagjerë në dalje
9 530 automjete ne hyrje
PORTI I VLORËS- KORRIK 2023
19 000 pasagjerë në hyrje
10 000 pasagjerë në dalje
 2 500 automjete në hyrje

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • çentrale: 31/08/2023 13:40

    Eshte si port katundi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?