Turizmi malor! Voskopoja zgjedhja e parë, qindra vizitorë për fundjavë në juglindje (VIDEO)

17 Janar 2021, 08:50| Përditesimi: 17 Janar 2021, 09:05

  • Share

“Kjo fundjavë e ka gjetur fshatin turistik të Voskopojës veshur me petkun e bardhë të borës. Mes bardhësisë së borës dhe atomosferës të një dimri të vërtetë qindra turistë kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë në Voskopojë për vizitorët pamja përrallore, gatimet tradicionale, zahiretë e dimrit, byrekët e gatuar nga amvisat voskopojare por edhe një gotë verë pranë vatrave të ngrohta bëjnë që Voskopoja të jetë zgjedhja e tyre në këtë ditë dimri”.

Bujtinat dhe hotelet janë të tejmbushura këtë fundjavë në fshatin turistik në Voskopojës në juglindje të vendit.

Fëmijë dhe të rritur i gëzohen magjisë që të falin flokët e bardhë të borës.

“Këtu Voskopoja është mirë, jo vetëm me borë por edhe në të gjithë vitin është mirë. Pranvera, vjeshta, të gjitha. Të katër stinët jetohet bukur”

“Bor shtëpitë të bukura, ushqimi mirë të gjitha. Tradita patjetër që po”

“Super, fantastike shumë të kënaqur. Fëmijët janë kënaqur pafund, shumë qejf”

“Kemi ardhur shpeshherë këtu në këtë vend. Gjithmonë kalojmë ca ditë pushimi, weekend”

Moderatorja e Report Tv, Aida Toncica na tregon se pse ka zgjedhur Voskopojën.

“Nuk është hera e parë që ne e frekuentojmë. Në verë, në dimër kryesisht dhe është një punë e mrekullueshme që është bërë pikërisht nga këto biznese dhe sigurisht dhe njerëzit që e frekuentojnë. Rruga ishte perfekt, kështu që unë uroj që vetëm ta vizitojnë”.

Rruga mbahet e hapur nga borëpastrueset, por për siguri rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?