Në Vlorë edhe për turizëm historik! Dyfishohet numri i vizitorëve në kala e muze! Këtë vit 50% më shumë

19 Shtator 2023, 12:52| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 17:14

  • Share

VLORE- Rreth 21 mijë turistë kanë vizatuar muzetë dhe kalatë në qarkun e Vlorës gjatë sezonit veror. Shifrat u bënë të ditura nga Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, i cili theksoi se këtë vit numri i turistëve është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. Më e preferuara ndër monumentet, mbetet Kalaja e Porto Palermos.

Sezoni turistik ka shënuar rritje të numrit të vizitoreve në muzetë dhe sitet arkeologjike të Vlorës.

Referuar shifrave, numri i biletave është rritur me 50 për qind krahasuar me një vit më parë.

 “Nga 14 mijë vizitore që ishin vitin e kaluar gjatë muajve të verës, këtë sezon numërohen 21 mijë vizitorë, tha  Orges Feimi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë.

Kalaja e Porto Palermos ka regjistruar numrin me te lartë të turistëve, kryesisht të huaj.

 “Krahasuar me vitin e kaluar ky numër rreth 66% me shume ndërsa me vitin 2019 qe cilësohet edhe viti me i mire shifrat janë ne rreth 25% me shume”, vijoi Feimi.

Pritshmëritë mbeten të larta edhe për vjeshtën, ndërsa në rritjen e numrit të vizitorëve ka ndikuar dhe restaurimi i një sërë objektesh historike në Vlorë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?